970×90
970×90
970×90
970×90

Ardhja e mërgimtarëve, pritje deri në dy orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kolona 700 metra

Ardhja e mërgimtarëve, pritje deri në dy orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kolona 700 metra

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë mërgimtarët duhet të presin dy orë e gjysmë, pasi kolona është 700 metra, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në dalje të kësaj pike qytetarët po presin 10 minuta, pasi kolona është 50 metra.

Poashtu pritje nga 10 minuta del të ketë edhe në Bërnjak, Jarinje, ndërsa në Merdarë deri në 20 minuta.

Sipas përditësimeve të fundit, pikat tjera janë më qetë ku pritjet në hyrje dhe dalje të Kosovës janë 3-5 minuta.

Related posts