970×90
970×90
970×90
970×90

Ministrja e Drejtësisë përfundon intervistimin nga Prokuroria Speciale, tregon se çka është pyetur

Ministrja e Drejtësisë përfundon intervistimin nga Prokuroria Speciale, tregon se çka është pyetur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po tenton të pengojë reformat në drejtësi. Shkruan Gazeta Projekti.

Pas mbi dy orë intervistim nga Prokuroria Speciale, Haxhiu tha se është pyetur për deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, transmeton KP.

Sipas saj, prokuroria më shumë po rrinë në profilin e saj në Facebook, sesa po kryen përgjegjësitë e saja ligjore.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, intervistimi i Haxhiut, u bë edhe dje lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës.

“Me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ajo ditë më parë kishte hedhur dyshime edhe rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë nga policia serbe të premten e kaluar në Loznicë.

Related posts