970×90
970×90
970×90
970×90

Mësoni se çka i ndodh trupit tuaj nëse s’bëni seks për disa muaj?

Mësoni se çka i ndodh trupit tuaj nëse s’bëni seks për disa muaj?

Ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve, Tara Suwinyattichaiporn ka thënë së fundmi se burrat që janë seksualisht joaktivë mund të përjetojnë një gjendje shumë të rrallë të quajtur “atrofi penile” – ku indi mund të bëhet më pak elastik dhe bën që organi gjenital të tkurret me një deri në 2 centimetra.

Ajo gjithashtu thotë se të kalosh një muaj ose më shumë pa bërë seks mund të shkaktojë që burrat dhe gratë të përjetojnë nivele të larta stresi për shkak të zhgënjimit seksual, ankthit, depresionit dhe çështjeve të zemërimit. Kjo mund të shkaktojë ndikime të tjera psikologjike dhe t’i bëjë njerëzit më të prirur ndaj tradhtisë.

Pavarësisht lidhjes pozitive me seksin, një studim i Universitetit të Kalifornisë i vitit 2021 zbuloi se 38 përqind e të rinjve midis moshës 18 dhe 30 vjeç raportuan se nuk kishin pasur ndonjë partner seksual për 1 vit.

Ekspertët paralajmëruan se mos kryerja e seksit për javë, muaj apo vite mund të ketë efekte të dëmshme në trupin e njeriut.

Shumica e njerëzve kanë nevojë për dashuri, prekje dhe lidhje seksuale me të tjerët dhe pa të, shëndeti juaj mendor mund të përkeqësohet, duke shkaktuar ankth, depresion dhe rritje të niveleve të stresit, tha Suwinyattichaiporn.

Ajo shpjegoi se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe në varësi të shëndetit të përgjithshëm mendor të personit, simptomat vërtet ekstreme mund të zhvillohen brenda gjashtë muajve ose zgjasin deri në pesë vjet.

Të bësh seks çliron hormone të ndjeshmërisë si oksitocina – e quajtur edhe “hormoni i dashurisë” – dopamina dhe serotonina, të cilat rregullojnë emocionet dhe rrisin disponimin, shkruan Daily Mail.

Related posts