Mesfushori i Arsenalit dhe Gjermanisë, Kai Havertz, u martua me partneren e tij prej shumë vitesh, Sophia Weber, në një ceremoni të shtunën.
Havertz këtë periudhë ka qenë i angazhuar për shkak të paraqitjes në Kampionat Evropian.
Përkundër se u eliminua nga skuadra e Luis de la Fuente, 25-vjeçari po priste një tjetër ngjarje të lumtur.
Ai dhe Weber, një modele dhe influencuese me mbi 390 mijë ndjekës në Instagram, u shfaqën të mrekullueshëm teksa realizuan disa fotografi së bashku.
Dyshja ndërkaq u rritën në të njëjtën lagje. Ndërsa, ata ishin miq, nisën një lidhje në vitin 2018.
Të porsamartuarit kanë postuar në Instagram disa fotografi të bukura nga ceremonia me mbishkrimin: “18.07.24 – përgjithmonë”.
Havertz njoftoi fejesën vitin e kaluar pas transferimit të tij prej 75 milionë eurosh në Emirates.
Ylli i futbollit shënoi 14 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat dhe dha shtatë asistime.
Skuadra e Mikel Artetas do të përballet me rivalët e Premier League, Manchester United dhe Liverpool, si dhe klubin e vjetër të Havertz, Bayer Leverkusen.
Gunners e nisën parasezonin e tyre me një fitore 2-0 ndaj Leyton Orient në një miqësore të shtunën.