970×90
970×90
970×90
970×90

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kryeministri Kurti

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kryeministri Kurti

Pasi mediat serbe kanë raportuar se personi i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Loznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës A.H, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se nuk ka informacion shtesë për këtë rast.

Ai përmes një konference për media ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së”, tha Kurti.

Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikëkalimin kufitar në Loznicë të Serbisë pranë kufirit me Bosnje e Hercegovinën, pasi policia ndaloi për kontroll një veturë të markës Mercedes, brenda të cilës gjendeshin dy persona, i dyshuari doli nga vetura dhe shtiu mbi një polic serb, që e qëlloi në gjoks dhe nuk i mbijetoi plagëve, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu shtiu edhe mbi një zyrtar tjetër policor, i cili mbeti i plagosur, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Related posts