970×90
970×90
970×90
970×90

Prapaskenat e vrasjes në Serbi ku i dyshuar është Artan Hajrizi: Autori ndodhej në një taksi, i qëlloi policët kur tentuan t’ia kontrollojnë çantën

Prapaskenat e vrasjes në Serbi ku i dyshuar është Artan Hajrizi: Autori ndodhej në një taksi, i qëlloi policët kur tentuan t’ia kontrollojnë çantën

Të shtëna me armë ka pasur ndaj oficerëve të policisë në Serbi. Një polic është vrarë, një tjetër është plagosur rëndë.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për sulmin ndaj policëve në Loznicë. Siç po raportohet në mediat në Serbi, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur pasaportën e të dyshuarit për sulmin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Pasaporta siç po raportohet është e Kosovës në emër të Artan Hajrizi, 33 vjeçar. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

“Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit”, thonë nga MPB-ja. Kërkimet sipas mediave serbe janë duke u bërë edhe me dronë.

Siç po raportohet të shtënat kanë ndodhur pasi autori ka refuzuar që Policia ta kontrollojë çantën që ai e kishte me vete.

Nova.rs shkruan se gjithçka nisi një orë pas mesnate kur efektivët e policisë, të cilët ishin në detyrë në një postbllok, ndaluan një taksi që u dukej e dyshimtë dhe në të cilën ndodheshin dy burra, dhe pasagjeri.

Policia ka identifikuar pasagjerët që iu janë dukur të dyshimtë, ndaj njëri prej policëve, siç thotë raportimi, i ka kërkuar njërit prej personave që ndodheshin në veturë t’u tregonte se çfarë ka në çantë.

Ai refuzoi dhe më pas qëlloi në drejtim të policisë.

Në mediat në Serbi, Artan Hajrizi është prezantuar si i burgosur, i cili dy javë më parë ka ikur nga një burg në Kosovë.

Ndërkohë, në disa media në Kosovë, ai po prezantohet si vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur tash e disa ditë, e i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës,

Loznica është afër kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.  Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende. Polici i vrarë është 34 vjeçar

Related posts