970×90
970×90
970×90
970×90

Flet fotografi që shkrepi fotografinë që bëri xhiron e botës ka përshkruar momentin e sulmit ndaj Trump

Flet fotografi që shkrepi fotografinë që bëri xhiron e botës ka përshkruar momentin e sulmit ndaj Trump

Është një fotografi që duket pothuajse e pamundur: momentet pas shkrepjes së plumbave, ku njëri prej tyre goditi veshin e ish-presidentit amerikan i cili po qëndronte me grushtin e tij të ngritur lart.

Qielli prapa tij ishte i kaltër dhe valëviste flamuri amerikan, që mbushi tërë fotografinë e shkrepur që bëri bujë në tërë botën.

Fytyrat e secilit prej agjentëve të Shërbimit Sekret tregonin qartë misionin e tyre – shpëtimin e jetëve të njerëzve derisa Donald Trumpit i rridhte gjaku nëpër faqe, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për fotografinë e shkrepur nga Evan Vucci fotograf nga Washingtoni i cili punon për Associated Press.

Vucci po mbulonte ngjarjen e Trumpit që kur kandidoi tetë vite më parë, kurse më 2020 ky fotograf fitoi çmimin Pulitzer për fotografinë e shkrepur nga protestat e organizuara pas vdekjes së George Floyd.

“Dëgjova të shtëna. Vrapova drejt foltores derisa agjentët e Shërbimit Sekret po tentonin të mbulonin me trupat e tyre ish-presidentin Trump. Të gjithë u ngjitën në skenë nga drejtime të ndryshme dhe u vërsulën mbi të për ta mbrojtur. Fillova të fotografojë gjithçka që mundja. Puna ime ka të bëjë me pritjen”, i tha Vucci medias britanike The Guardian, duke theksuar se qindra tubime të ngjashme i kishte përcjellë gjatë karrierës.

Derisa rritej numri i agjentëve, Vucci filloi të mendojë se çfarë do të ndodhë më pas?

“Ku do të shkojnë? Ku duhet të jem? Ku duhet të qëndrojë. Çfarë do të ndodhë”, ishin disa nga pyetjet që ky fotograf ia parashtroi vetes.

Related posts