Shkolla private Zenit në Besi ka kënaqësinë të njoftojë se më 4 korrik 2024, do të organizojë një seminar falas drejtuar nga Dr. Besnik Abazi, një ekspert i njohur në fushën e mjekësisë, shkruan Gazeta Projekti.
Dr. Abazi, i cili ka përvojë të gjatë si psikiatër do të trajtojë tema të ndryshme që lidhen me metodologjitë e reja të mjeksisë dhe zhvillimin profesional të degës së Psikiatrisë. Ky seminar synon të ofrojë mjete dhe teknika të reja të cilat i përdorë Dr. Abazi.
Programi do të përfshijë diskutime interaktive, prezantime të detajuara dhe seanca pyetje-përgjigje, duke i lejuar pjesëmarrësit të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin këshilla praktike nga Dr. Abazi. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të zhvillojnë rrjetin e tyre profesional dhe të shkëmbejnë ide me kolegë të tjerë nga shkolla të ndryshme.
Shkolla “Zenit” në Besi është e përkushtuar për të ofruar mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe për të mbështetur edukatorët në përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë në fushën e mjekësisë.
Ky seminar është i hapur nga ora 14:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Po ashtu Shkolla Zenit ofron edhe hapësirat e pishinës falas për mysafirët.