Mediat serbe kanë reaguar menjëherë ndaj festimit me simbolin e shqiponjës nga dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, duke e quajtur si provokim.
Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.
“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.
Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.
Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.
Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve.
“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/provokacia-2-mediat-serbe-fifa-te-reagoje-urgjentisht-551270/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright