970×90
970×90
970×90
970×90

Xhaka dhe Shaqiri bombardojnë Serbinë

Xhaka dhe Shaqiri bombardojnë Serbinë

Një ndeshje plot emocione, plot adrenalinë, por edhe plot fyerje nga tribuna që ishin mbushur me tifozë serbë e rusë por ishte e kotë, sepse katër shqiptarët e pushtuan Rusinë

Granit Xhaka nuk do ta harron sonte natën në Kaliningrad sepse shënoi një supergol duke ja mohuar fitoren Serbisë.

E kjo paraqitje fenomenale e shqiptarëve bëri që Zvicra të luaj shumë më mirë dhe pos që barazoi rezultatin Serbia ishte me fat që nuk e humbi ndeshjen.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje nisi shumë më mirë për Serbinë, të cilët pas një kundërzbritje shënuan një gol në minutën e gjashtë.

Mitrovic shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Tadic.

Por, nga kjo minutë Zvicra e mori timonin në dorë. Katër shqiptarët e Zvicrës e kontrollinin për mrekulli mesfushën dhe disa herë përpara doli Xhemajli që nuk shfrytëzoi dy mundësi të arta për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e parë shkon me një epërsi të ngushtë për Serbinë.

Zvicra pjesën e dytë e nisi aty ku e kishte lënë pjesën e parë.

Që në minutën e 55’të Granit Xhaka lanson një predhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Shaqiri pas tij e goditi shtyllën dhe Zvicra vazhdonte sulmet në drejtim të portës se portierit serb.

Një kundërsulm i shpejtë Zvicrës gjen shumë mirë Shaqirin në minutën e 90’të.

Me këtë fitore Zvicra praktikisht do të jetë në fazën tjetër të Rusia 2018 kurse Serbisë i duhet një mrekulli për ta mposhtur Brazilin.

Zvicra luan kundër Kosta Rikës në ndeshjen e fundit të Grupit E. /GazetaExpress/ 

Related posts