Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale në interes të të dyja vendeve.
“Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
Me ministrin Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zviceran.
Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, qofshin ato të karakterit ekonomik apo politik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.