Ditën Botërore të Mjedisit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të ruhet ambienti pasi siç tha ajo “natyra është një dhuratë nga e cila ne varemi”.
Osmani përmes një video-mesazhi në të cilën paraqitet natyra e Kosovës ka thënë se ruajtja e mjedisit është një sfidë e madhe.
“Dhe kur ne e ushqejme atë, ajo na ushqen në këmbim. Sfidat me të cilat përballemi të gjithë në ruajtjen e mjedisit tonë janë të mëdha, por rreziku është edhe më i madh. Ne duhet të veprojmë tani për ta mbrojtur planetin që ne të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithë ne, individualisht dhe kolektivisht. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur burimet natyrore që mundësojnë jetën dhe për t’u siguruar që ato të mbeten të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.