Kombëtarja e Brazilit ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Botëror, ku ka mposhtur Kosta Rikën me rezultat 2-0.
Të parët që rrezikuan në këtë takim ishin Kosta Rika me anë të mesfushorit Celso Borges por që goditja e tij shkoi jashtë.
Në minutën e 26-të brazilianët shënuan golin e parë në këtë takim me anë të Gabriel Jesus por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Një minutë më vonë Neymar tentoi por që goditja e tij u prit nga Keylor Navas.
Pjesa e parë përfundoi me dy raste të Marcelos, që goditi në minutën e 29-të dhe 41-të nga distanca por që nuk ishte i saktë.
Kësisoj 45 minutat e parë të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan pa gola.
Brazilianët e nisën mirë pjesën e dytë kur pas pesë minutave Gabriel Jesus tentoi por që goditja e tij u ndal nga shtylla pingule.
Pesë herë kampionët e botës nuk i ndalën sulmet në drejtim të Kosta Rikës, kur në minutën e 56-të Navas ia mohoi golin Neymarit.
Neymar u gjet edhe njëherë në një rast të mirë shënimi, por goditja e tij ballore shkoi jashtë portës.
Në minutën e 78-të, gjyqtari holandez Kuipers akordoi penallti për Brazilin.
Por pasi e shikoi VAR-in, Kuipers e anuloi vendimin e tij dhe e ndëshkoi yllin e PSG-së me karton të verdhë për simulim.
Në minutën e 84-të, ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho tentoi me një goditje por që u ndal pa problem nga Navas.
Me të filluar ndeshja shtesë, Gabriel Jesus ndali bukur topin në zonë për të goditur Coutinho i cili shënoi golin e fitores 1-0.