970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Rrugëdalja nga kriza është një platformë për qeverisje pa Kurtin

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Rrugëdalja nga kriza është një platformë për qeverisje pa Kurtin

Tri ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u dërgoi letër krerëve të dy partive opozitare, e poashtu edhe kryetarit të partisë së pushtet, Albin Kurtit për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, shkruan Gazeta  Projekti.

Kësaj letre sot i është përgjigjur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, AAK vlerëson se fajtor për gjendjen e krijuar në vend është e Kurtit dhe qeverisë së tij.

Tutje në shkrimin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se partia që ai drejton nuk lëviz nga qëndrimi që kanë, dorëheqja e qeverisë Kurti e më pas shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, shkruan Haradinaj.

Memli Krasniqi i PDK-së në letrën dërguar opozitës, ka thënë se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar Krasniqi.

“Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

Related posts