970×90
970×90
970×90
970×90

Diplomati norvegjez sulmon BE’në që nuk po ia heq vizat Kosovës

Diplomati norvegjez sulmon BE’në që nuk po ia heq vizat Kosovës

Sekretari i Shtetit të Norvegjisë dhe Përfaqësuesi Special i OKB’së për dialogun e Kosovës, ambasadori Kai Eide, ka kritikuar ashpër BE’në për mos-liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas diplomatit norvegjez, Kosova meriton më shumë nga BE. Ai thotë se është e pakuptueshme se si shtetet si Moldavia, Ukraina apo Kolumbia, kanë marrëveshje më të mirë të vizave se Kosova.

Eide ka kërkuar që BE të jetë progresive në Ballkan, sidomos me Kosovën.

‘Kosova meriton më shumë nga BE. Vështirë për të kuptohet pse Ukraina, Moldavia dhe Kolumbia kanë marrëveshje më të mira. BE ka nevojë për një politikë progresive drejt Ballkanit Perëndimor – dhe sigurisht drejt Kosovës,’ ka shkruar në twitter Eide.

Këtë e ka shprehur Eide gjatë një komunikimi në twiter duke i replikuar ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka thënë se Kosova pati kushte më shumë se vendet e tjera për liberalizim vizash.

‘E rëndësishme për të qenë e drejtë. Pasi që BE-ja ka liberalizuar regjimin e vizave për vendet si #Ukraina #Colombia, tani është koha për të realizuar premtimet për ata që përmbushin kushtet. #Kosova kishte më shumë kushte nga të gjithë. #Visalib nuk është një dhuratë për ne. Është një shenjë se BE është e drejtë dhe e rreptë,’ ka shkruar Selimi.

Ndërkohë, së shpejti do të publikohet raporti i Komisionit Evropian në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.

Raporti pritet të publikohet të martën ose të enjten dhe do të jap vlerësimin nëse është përmbushur edhe kriteri i fundit për liberalizim të vizave, ai i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar./gazetametro/

Related posts