Ministri i Shëndetsisë, Uran Ismaili, së bashku me disa pjesëtarë të Policisë, kanë dhuruar gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut.
Siç shprehet ai, policia kosovare jo vetëm që garanton siguri por edhe shpëton jetë.
“Policët tanë ????♀️ ????♀️ jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më të sigurt, por ata edhe shpëtojnë jetë❤️. Së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sot dhuruam gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Falënderime qytetarëve tanë që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave????????. 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë✅. #DhuroGjak“, ka shkruar ai