970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sot mblidhet qeveria

Sot mblidhet qeveria

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen radhës. Në rend dite në mbledhjen e sotme janë 16 pika.

Qeveria sot do të shqyrtojë nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime sociale me qeverinë e Turqisë, shkruan gazeta projekti.

Po ashtu qeveria do të shqyrtojë projektltigjin për Ratifikimin e Amanamendtimit nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i Darftit të Raportit për Vlerësimin ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje.

Ndër të tjera, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

Në rend të ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e projketit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Komebeve të Bashkuara.

Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për “The Kosova American Fund” me qëllim të propovimit të vendit.

Qeveria si pikë të rendit të ditës e ka edhe shqyrtimin e propozim vendimit për shpërbërjen vullnetare të Ndë

Mbledhja do të nisë në ora 10:00.

Related posts