970×90
970×90
970×90
970×90

Aksioni në Veri, Policia sekuestroi në filialet e Bankës Postare Kursimore 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë

Aksioni në Veri, Policia sekuestroi në filialet e Bankës Postare Kursimore 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksionin e zhvilluar sot në Veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë filialte të Bankës Postare Kursimore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave si euro, dinarë, franga dhe dollarë amerikan e australian, si dhe dokumente tjera dhe prova që janë relevante me rastin.

Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë;

Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.

Gjashtë filiale të  të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njofton Policia.

Ky aksion i Policisë ngjalli reagime të shumta në Serbi, ku zyrtarë të lartë shtetëror e cilësuan si të paligjshëm.

Ata bënë thirrje drejtuar komunitetit ndërkombëtare që Kosova të ndal këto veprime, te cilat sipas tyre, po ‘kërcënojnë mbijetesën e serbëve në Kosovë’.

Në anën tjetër, Policia fillimisht njoftoi se aksioni i sotëm u krye me asistimin e Administratës Tatimore të Kosovës pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, sikurse njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës

Related posts