Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë ka qenë protagonistja kryesore e revistës prestigjioze Vogue, ku kishte pushtuar ballinën e kësaj magazine.
Ajo është shfaqur mjaft ekstravagante me një fustan të bardhë me pika të zeza të hapur në anën e djathtë që nxiti mjaft komente për dukjen e saj.
E për të marrë një autograf të 22-vjeçares ishin krijuar radhë të gjata në një prej rrugëve të qytetit të New Yorkut.
Këngëtarja prishtinase këtë moment e ka ndarë me 13.1 milionë ndjekës të llogarisë personale në Instagram.
Kapela e saj me mbishkrimin “Sovraniteti” ishte mesazhi i fuqishëm që ajo përçoi në këtë paraqitje të fundit të saj.
Dua është artistja kryesore që do të performojë në Prishtinë në festivalin Sunny Hill më 10, 11 dhe 12 gusht e që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.