Në të gjithë Kosovën është mbajtur testi i maturës shtetërorë, por si duket Gjimnazi “Sami Frashëri” ka shkaktuar një skandal në këtë proces, shkruan Gazeta Projekti.
Edhe këtë vit Provimi i Maturës Shtetërorë është organizuar sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjë, sipas këtyre kritereve, çdo nxënës duhet të përmbushë kriterin e kalueshmërisë. Por, si duket Gjimnazi “Sami Frashëri” e ka bërë një padrejtësi ndaj nxënësve të kësaj shkolle. Ata gjatë ditës së djeshme kanë publikuar rezultatet e testit të maturës dhe të njejtat i kanë larguar përseri gjatë ditës duke i zëvendësuar me rezultate tjera, siq tregojnë fotot e siguruara nga redaksia e portalit Gazeta Projekti, Gjimnazi “Sami Frashëri” ka bërë padrejtësi ndaj nxënësve duke mohuar pikët për maturantet e kësaj shkolle. Këta maturantë shprehen të befasuar me ndryshimin e rezultatit që ka rezultuar me uljen e pikëve nga rezultati paraprak. “Jam i befasuar dhe mjaft i zhgenjyer sepse para dite une kam pas me shumë pikë ndërsa pas dite më janë larguar me shumë se 20 pikë shprehet një marurant”
“Çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë”.
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka mbajtur dje konferencë për media ku është bërë publikimi i rezultateve të Maturës Shtetërore 2018, sipas të cilave këtë vit kalueshmëria është 73.3 për qind, duke shënuar kështu rënie me rreth 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ku këtë test e kishin kaluar 83.5 për qind të nxënësve.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi theksoi se këtë vit është shënuar sukses sa i përket mbarëvajtjes së testit dhe nxjerrjes së rezultateve reale.
“Nga rezultatet të cilat i kemi, kalueshmëria në pjesën e parë të Testit të Maturës 2018 është 73.3 për qind. Kemi një shkallë më e lartë e arritshmërisë te pjesa e testit në gjuhën shqipe. Në gjuhën boshnjake kalueshmëria është 88.7 për qind, ndërsa në gjuhën turke 56.6 për qind”, ka thënë ministri Bytyqi. //Gazeta Projekti//