Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien bashkë me zëvendësin e tij, Gabriel Escobar pritet që shumë shpejtë të takohen me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
O’Brien nëpërmjet rrjetit social “X” ka njoftuar se do të jetë nikoqir i Lajçakut për koordinim të mbështetjes mes SHBA-së dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Zëvendës ndihmëssekretari Gabe Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Lajçakun në fund të kësaj jave për të koordinuar përkrahjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien.
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Escobar së shpejti do të ngarkohet me një detyrë të re, ndërkaq Lajçaku në muajin shtator do ta përfundojë mandatin e tij si i dërguar për dialogun dhe të shkojë ambasador i BE-së në Zvicë