Ngecja e procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ka bërë që opozita ta thërras në interpelancë të parin e diplomacisë kosovare Behxhet Pacollin.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se Pacolli nuk është treguar i suksesshëm në shtimin e njohjeve, aq më tepër ka pasur tërheqje të njohjeve ashtu siç kanë proklamuar liderët serbë.
Por Pantinës i ka reaguar Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas tij tërë zërat për tërheqje të njohjeve të Kosovës janë propagandë e diplomacisë serbe dhe se askush nuk duhet të bie në këtë propagandë.
“Ne e marrim me qetesi perpjekjen deshperuese te Serbise dhe ne kete pike nuk ndikohemi fare nga ta.
Nuk ndikohemi as nga zera si ky juaji qe bien nen ndikimin e propagandes serbe.
E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Guinea Bissau, ndersa ne arritem kulmin e maredhenieve diplomatike me kete shtet duke akredituar ambasadorin tone atje.
E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Gana ndersa Republika e Kosoves akreditoi ambasadoren Ganeze ne Prishtine para pak ditesh. E keshtu me radhe.” ka shkruar Zymberaj.
Ky është reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje.
Një pergjigje ne shenjë respekti për deputeten Shqipe Pantina..
E nderuar deputete,
Mos bini ne gracken Ivica Dacicit sepse qellimi i tij eshte vazhdimi i manipulimit i qytetareve serb ne Serbi. Asgje tjeter.
Perpjekjet e tij deshperuese kunder nesh po marrin pergjigjen e merituar kudo, andaj mos u shqeteso fare ne kete pike. E drejta eshte ne anen tone, andaj puna e madhe e diplomacise tone po reflektohet qdo dite kur Republika po konsolidon maredheniet dypaleshe me secilin shtet qe e ka njohur realitetin e pakthyeshem, Kosoven shtet te pavarur dhe sovran.
Ne e marrim me qetesi perpjekjen deshperuese te Serbise dhe ne kete pike nuk ndikohemi fare nga ta.
Nuk ndikohemi as nga zera si ky juaji qe bien nen ndikimin e propagandes serbe.
E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Guinea Bissau, ndersa ne arritem kulmin e maredhenieve diplomatike me kete shtet duke akredituar ambasadorin tone atje.
E lansuan “terheqjen e njohjes” nga Gana ndersa Republika e Kosoves akreditoi ambasadoren Ganeze ne Prishtine para pak ditesh. E keshtu me radhe.
Krahas shtimit te numrit te njohjeve, si pike kyqe e politikes sone te jashtme, eshte edhe lidhja dhe konsolidimi i maredhenieve diplomatike me te gjitha shtetet qe na kane njohur, proces ky i cili deri me tani ka caluar.
Po ashtu pune e jashtezakonshme eshte duke u bere edhe ne drejtim te anetaresimit ne organizata te rendesishme nderkombetare nderkaq me rezultatet do te jete krenar secili qytetar i Kosoves, perfshire edhe opoziten.
Sa i perket lajmit te lansuar nga Dacici, per Liberine, pergjigjen nuk i kam kthyer atij sepse nuk ia vlen, por per respekt po te pergjigjen ty, ngase besoj qe ne instance te fundit ti i gezohesh suksesit te shtetit tone.
Sikurse me udheheqesit e secilit shtet, edhe me udheheqesit e Liberise jemi ne kontakt permanent./GazetaBlic/