Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ka ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në Shirokë të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren për Gazetën Online Reporteri.net.
Ai ka treguar se dy personat që kanë vdekur kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu për Reporteri.net.
Aliu ka thënë se sipas informatave të para dyshohet se dy personat që kanë vdekur janë të rinj në moshë