Sot familja vushtrriase, Imeri, ka hapur të pame për pritjen e qytetarëve.
Në mesin e atyre që shkuan ndër të parët ishte Ramush Haradinaj.
Ai u prit nga vëllezërit e të ndjerit dhe bijt e ish komandantit Gani Imeri.
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Gani Imeri ishte ndër ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën Operative të Shalës. Si njëri ndër nismëtarët e luftës për liri, e nderoi jo vetëm Vushtrrinë por gjithë kombin.
Sot, me bashkëpunëtorë isha për ngushëllime në familjen Imeri, për të ndarë dhimbjen për humbjen e Ganiut.
Ganiu do të kujtohet gjithmonë për vlerat njerëzore e atdhetare, virtyte të cilat e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës.
Pushoftë në paqe!