970×90
970×90
970×90
970×90

Gërvalla jap detaje shtesë për ndalimin e kosovarëve në Serbi

Gërvalla jap detaje shtesë për ndalimin e kosovarëve në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schëarz ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i ka jetësuar kërcënimet e tij, me ndalimin e qytetarëve shqiptarë që po udhëtonin me autobus përmes Serbisë.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se shumë qytetarë janë ndalur qoftë në hyrje apo dalje të Serbisë:

“Ne sot jemi në një situatë, ku janë ndalur autobusë dhe automjete me udhëtarë shqiptarë nga Kosova, qoftë në hyrje, qoftë në dalje, jemi dëshmitarë të kërcënimeve të Vuçiq, që ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhee partnerët që vota për KiE do të ketë pasoja. Dje nuk eci as presioni e propaganda, Vuçiq ka filluar t’i jetësojë kërcënimet. Kështu e shoh ndalimin e qytetarëve, dhe ndalimin e shumë zyrtarëve të policisë.” – ka thënë ajo.

Kryediplomatja u shpreh se duhen parë shifrat me kujdes pasi nuk dihet ende numri i saktë i qytetarëve që janë ndalur, megjithatë, ka thënë se një numër prej tyre u është nënshtruar “bisedave informative”, ku qëllimi ka qenë të flitet për vitin 1999 dhe anëtarët e UÇK-së.

“Kemi nevojë t’i shohim shifrat me kujdes, një gjë mund t’ua themi nga bisedat me udhëtarë, familjarë, e përfaqësuesin e Kosovës në Serbi i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve. Një numër i madh u është nënshtruar bisedave informative, siç i quajmë, kanë pasur si qëllim të flitet për vitin 1999, të flitet për anëtar të UÇK-së dhe të identifikohet mos ka qytetarë të tillë. Në momentin që i kemi të plotësuara të gjitha të dhënat, do t’i japim.” – tha ajo.

Gërvalla konfirmoi se ajo dhe ministri Xhelal Sveçla kanë pasur sot një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe të BE-së, ku i kanë informuar në lidhje me atë që ka ndodhur:

“Sot bashkë me ministrin Xhelal Sveçla, kemi takuar ambasadorët e QUINT-it dhe të BE-së, i kemi informuar aq sa kishim detaje se çka ndodhte në kufijtë e Serbisë, dhe një reagim të qartë e të prerë, jo vetëm për të parandaluar aktet e ngjashme, por edhe për të treguar unitet mes faktorit demokratik”.

Në fund, Gërvalla u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë kalimin nëpër Serbi nëpër udhëtimet e tyre.

“Jo vetëm që është shkelur marrëveshja e vitit 2023, por edhe ajo për mobilitetin, e cila sido që të jetë për një periudhë ka garantuar qytetarët tanë që mund të kalojnë me pak rreziqe nëpër Serbi Duhet të mbesim të kujdesshëm, të përgatitur, në ditët që vijon, një pjesë e tyre janë liruar, nuk mund t’u japim informacion a janë liruar të gjithë, apo po mbahen ende, këto do t’i merrni sapo t’i kemi verifikuar të gjitha. Evitoni kalimin nëpër Serbi në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të ashpërsohet kjo strategji e Vuçiqit.” – tha ajo.

Related posts