970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kabashi: Kosova mund të bëhet e para nëse aplikon gjeneralizmin me AI

Kabashi: Kosova mund të bëhet e para  nëse aplikon gjeneralizmin me AI

Sipërmarrësi i vitit në Zvicërr, Kristian Kabashi, i cili veprimtarinë e biznesit e ka shtrirë edhe në Kosovë përmes kompanisë “Numarics”, ka qenë i ftuari i radhës për një intervistë të shkurtër për portalin online “Gazeta Projekti”.

Kabashi në këtë intervistë ka folur për sfidat e të bërit biznes, dështimet, rezultatet që ka përfshirë që nga aktiviteti i tij nëpër kompani të ndryshme botërore e deri të krijimi i kompanive të reja duke ju përgjigjur nevojave të tregut.

Po ashtu ai ka folur edhe për suksesin e kompanisë së tij në Zvicër edhe në Kosovë që nga investitorët e deri te menaxhimi i punëve të ndryshme ku tani ka nën menaxhim mbi 200 punëtorë në kompaninë e tij edhe në Kosovë edhe në Zvicër.

Kabashi ka folur se si informacionet e tij nga fushat e ndryshme i kanë hapë dritare të reja në rrugën drejt suksesit ku ai tashmë është i specializuar në fushën e marketingut, teknologjisë kombinime të cilat gjatë karrierës së tij i ka aplikuar.

“Gazeta Projekti”: Kris faleminderit që pranuat të bëni një intervistë me neve!

Kabashi: Knaqësia është e imja

“Gazeta Projekti”: Meqenëse jeni shumë i ri në moshë por dhe shumë i sukseshëm në karrierë, a mund të ndani me ne sfidat kryesore te rrugetimit tuaj deri tani?

Kabashi: Jemi duke jetuar në një dinamikë ku zhvillimet dhe ndryshimet në biznes po ndodhin brenda ditës, andaj duke u bazuar në këtë lirisht mund të themi se vizioni e përcakton rrugën dhe suksesin drejt biznesit. Kur keni një vizion të qartë edhe në qoftë se dështon në disa biznese ju do të ngriheni përsëri. Unë kam pas shumë biznese por jo të gjitha kanë qenë të sukesshme. Pavaresisht të gjitha dështimeve, këto me

kanë mësu të mos ndalem dhe të mos i konsideroj dështime në biznese të reja. Të gjitha këto gjana të bukura të cilat ju po i shihni këto dy vitet e fundit janë rezultat i 10 viteve punë që kanë ndodh më përpara.

“Gazeta Projekti”: Keni hyrë fuqishëm në tregun e punës në Kosovë me kompaninë NUMARICS, por përfaqesoni edhe The Blank Collar, na thuani pak se cka kanë të përbashkëta keto te dyja dhe me çfarë mirret kompania juaj.

Kabashi: Blank collar është një koncept që e kam krijuar para 8 viteve në New York. Idea është nxjerr nga termet e njohura Blue collar  dhe White collar, ndersa une kam krijuar termin Blank Collar  (që i bie pa ngjyrë) ne parim do te thotë të realizosh ngjyrat që të përshtaten apo të bësh atë që është gjenerale.

Me këtë nënkuptojmë se deri më tani ka qenë kohë e specialistëve ndërsa tani është e gjeneralistave dhe me këtë rast mund të themi lirisht se shqiptarët janë gjeneralista dhe bëjnë pjesë në “Blank Collar”. Nëse kombinohet gjeneralizmi bashkë me Intelegjencen artificiale mund të bëhet mrekullia dhe mund te krijohet diqka shumë e veqantë. Kosova mund të bëhet e para nga te tjerët. Sa i përker konceptin “Blank Collar” është kompani që krijon kompani tjera. P.Sh Numaricsi është njëra nga kompanitë, punetorët që janë ktu trajnohen me konceptin “blank collar”, këtu e kemi krijuar një ekosistem ndryshe dhe një platformë të përbashkët që ndërmerrë shërbime për kompani të tjera ku ne ofrojmë një paketë me shërbime të ndryshme për menaxhimin e kompanive.

Personalisht se kam gjetë veten në kompani të ndryshme, ku kam punuar si keshilltarë, dhe kam menduar qe gabimi ka qene te unë por realisht nuk ka qenë të unë, ka qenë te strategjia e kompanisë sepse mentaliteti im ka paraprirë kohes.

“Gazeta Projekti”: Cili është profesioni i së ardhmes sipas jush?

Kabashi: Unë mendoj se shqiptarët janë shumë kreativ dhe te prirur te krijojne vet diqka, mirepo nje pjese e tyre edhe jane bere pjese e stabilitetit permes pagave sidomos pjesa qe kane pranuar paga te larta këtu në Kosovë dhe e kanë humbe kete mendim. Sot ti mund te krijosh një biznes si te krijosh website, te gjesh klienta eshte nga jashtë dhe shume mundesi te tjera! Mendoj se numer një është komunikimi sepse intelegjenca artificiale do ti zëvendësojë të gjithë, pra edhe programerat janë ne rrezik. Disa profesione edhe mund  të zhduken brenda 5 viteve. Përdorimi adekuat i intelegjences artificiale do ti lehtesoj punet, duhet te jemi te pergaditur vazhdimisht sepse cdo ditë po ndrshojne profesionet dhe adaptimi eshte me se i nevojshem.

“Gazeta Projekti”: A po dijmë ta përdorim intelegjencen artificiale?

Kabashi: Shumica nuk po dinë ta përdorin as google, psh: Me pershkrime te mangeta në google mendojnë se mund te gjesh çka të duash por nuk është ashtu, duhet te kesh informacione se çfarë po kerkon pra me ditë se çfarë po e pyet. E njëjta gjë vlenë edhe me intelegjence artificiale, nëse je nje perdorues i menqur mund të krijosh shumë. Ka shumë aplikacione që intelegjenca artificiale ofron, mirëpo shumica përdorin vetëm chat gpt. Është e rëndesishme te perdoret ne menyre adekuata si dhe aplikacionet profesionale.

Nëse jemi perdorues te mire Intelegjenca Artificiale, të mundëson që kompanine ta udheheqeni vet psh me herët ju kanë nevojite 100 punetorë tani falë intelegjencës artificiale mund ti krijoni të gjitha vetë me koste shumë të ulta. Kuptohet kjo në varesi nga profili i kompanisë.

“Gazeta Projekti”: Ju jeni zgjedh edhe sipërmarresi i vitit! Sa vite i nevoitet një kompanie në Kosovë për tu profilizuar si kompani e suksesshme, cila është këshilla e juaj?

Të ndërmarresh hapa për të bërë biznes është gjithmonë rrezik dhe patjeter qe mundesia e dështimit është me pranë se fitimi,  mirëpo qëllimi i ndermarresise nuk është fitimi i menjehershëm, është profilizimi, krijimi i rrethit, njohurive dhe tutje edhe nëse kompania dështon, qe në parim duhet të filloi te gjeneroj fitim pas vitit te 4 apo 5, ateherë ndërmarresi mund të behet nje menaxher i mirë në ndonjë kompani tjetër.

Ne Kosovë ka ende hapesirë për ndermarrësi pasi aktualisht, perkundër që ka biznese të suksesshme ndermarres ka pak.

Nëse profili i kompanisë është shitja atëherë duhet të fokusohemi në kërkesat e tregut, sa shitet produkti i caktuar dhe sa jeni entuziastë për të shitur atë produkt. Energjia dhe entuziazmi janë qeles i suksesit ne ndermarresi. Konsideroj qe shqiptarët gjithmone kane qenë te prirur dhe te talentuar per shitje.

Sigurisht, keshilla ime është që pare se te niset çdo biznes te analizohet tregu, cilat jane kerkesat e tregut dhe të bisedohet me klientë, pastaj te vazhdohet tutje me investime.

 

Related posts