Moska është duke u përballur me fluksin e turistëve që vizitojnë qytetin për Kupën e Botës, tha kryetari i kryeqytetit të Rusisë, Sergej Sobjanin.
“Deri në 50,000 njerëz janë mbledhur në ‘Fan Zone’ në vend të 25,000 sa ne e kemi parashikuar, por ne po përballojmë, ” tha Sobjanin.
Kryetari shtoi se Metro e Moskës po merret gjithashtu me rritjen e vëllimit të njerëzve.
Moska është një nga 11 qytetet ruse që pret ndeshjet e Kupën e Botës.
Kombëtarja e Rusisë ka kaluar grupin A dhe do të luajë në 1/8 e Kupës së Botës. Rusia zhvilloi dy paraqitje fantastike, duke shkuar në +7 në golaverazhin total. Rusia fitoi 5-0 ndaj Arabisë Saudite dhe 3- ndaj Egjiptit.