970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vjosa Osmani kujton Agim Ramadanin në 25 vjetorin e vrasjes

Vjosa Osmani kujton Agim Ramadanin në 25 vjetorin e vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar Agim Ramadanin në 25-vjetorin e rënies së tij në betejën e Koshares.

Osmni tha se “Agim Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, respektivisht një personalitet poliedrik i shndërruar në hero”.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Ai dhe bashkëluftëtarët i dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit tonë për të qenë i lirë”, tha presidentja.

Osmani shktoi se “heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”.

Related posts