970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Deklaratat për SHBA-në, Haradinaj i reagon Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj- na shpëtuan nga zhdukja

Deklaratat për SHBA-në, Haradinaj i reagon Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj- na shpëtuan nga zhdukja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reguar pas një interviste të fundit të kryeministrit Kurti, ku ai flet për SHBA-në.

Haradinaj e quan Kurtin “të mjerë”, teksa thotë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të vetin,  e jo të popullit  Kosovës.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”,  ka shkruar Haradinaj.

Related posts