Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, në ditën kur e prezantoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Krasniqi ka thënë se që kur është bërë kryetar i PDK-së në vitin 2021, ka dhënë deklarata se “PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri”.
Më tutje, ai ka thënë se kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale.
“99% të deklarimeve të mia që kur jam bërë kryetar i PDK-së, kanë qenë qëllimisht kur kam thënë se PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale, e sidomos sot nuk është koha për protagonizëm liderist, nuk është koha për lidershqip autoritar”, ka thënë Krasni