970×90
970×90
970×90
970×90

LDK i përgjigjet ftesës së Thaçit

LDK i përgjigjet ftesës së Thaçit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë ftesë subjekteve politike për përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e ka bërë gjatë konferencës për media të mbajtur gjatë ditës së sotme, ku ka folur në detaje rreth bisedimeve në nivel presidentësh mes dy vendeve.

Por, një festë të tillë nuk e ka mirëpritur Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, njëherësh sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për Indeksonline se qëndrimi i LDK-së për këtë temë mbetet i pandryshueshëm.

Beqiri i ka konsideruar deklaratat e presidentit rreth të ashtuquajturit “ekip i unitetit”, si një shenjë jo të mirë dhe për më tepër i ka quajtur si tentim për t’i ikur përgjegjësisë.

Sipas tij, Presidenti Thaçi nuk përfaqëson unitet dhe se ai nuk duhet të udhëheq dialogun. Kurse ai ka shtuar që LDK-ja do të jetë njëri nga mbrojtësit e interesave të vendit.

“Sa i përket qëndrimit të LDK-së nuk ka ndonjë ndryshim. Ne e kemi bërë të qartë se çfarë mendon LDK-ja rreth platformës për dialogun, që për ne ka qenë e papranueshme. Po ashtu ka qenë e papranueshme që Thaçi të udhëheq dialogun, arsyeja është e thjeshtë pasi që si platformë ka qenë e zbrazët dhe nuk ka pas asgjë serioze në të që ia ka vlejtur të diskutohet, si kundër që fatkeqësisht Thaçi nuk përfaqëson unitet dhe ne si LDK nuk jemi dakord që ai të udhëheq dialogun”, ka thënë ai.

Beqiri ka theksuar se tashmë statusi i Kosovës është definuar dhe kjo mjafton që secili të kryej punët e tij konform kompetencave dhe përgjithësive që ata kanë.

“Si kundër, që ne nuk shohim arsye që të ketë ekip uniteti, siç po quhet, sepse, statusi i Kosovës është definuar dhe tash le të kryej secili punët konform kompetencave dhe përgjithësive që i kanë. Ajo që është me rëndësi mbi të gjitha, presidentët nuk guxon në asnjë rrethanë, në çfarëdo mënyrë që e bëjnë dialogun të cenojnë integritetin dhe sovranitetin e të shkelin Kushtetutën e vendit”, ka thënë Beqiri.

Po ashtu, sekretari i LDK-së ka nënvizuar edhe njëherë se bisedimet me Serbinë, duhet t’i vazhdojë Kuvendi dhe Qeveria.

“Ne e kuptojmë që zoti Thaçi është president i vendit, por konsiderojmë që Kuvendi dhe Qeveria duhet të jenë ata siç ka qenë edhe më herët të vazhdojnë bisedimet me Serbinë dhe po ashtu të rishikohet se ku kemi mbrri me marrëveshjet e më hershme”, ka përfunduar Beqiri./Indeksonline/

Related posts