Departamenti Amerikan i Shtetit, ka konfirmuar zyrtarisht se Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson do të vizitojë Kosovën më 20 deri më 22 mars, ashtu siç raportoi pak më herët me burim
Robinson do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe me përfaqësues të sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, u njoftua në një komunikatë për shtyp të Departamentit amerikan të Shtetit.
“Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta. Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e sektorit të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e DASH-it.
Para aterrimit në Kosovë, Robinson pritet të shkojë në Shqipëri nga data 18 mars deri më 20.
Todd D. Robinson, është diplomat amerikan i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit që nga shtatori i vitit 2021.
Robinson iu bashkua Departamentit amerikan të Shtetit në vitin 1986.