Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur nga bashkatdhetarët në Zvicër.
Haradinaj ka falënderuar bashkatdhetarët për pritjen, ndërsa ka shkruar “bashkë drejt fitoreve për Kosovën”, përcjell Gazeta Projekti.
“Faleminderit vëllezër e motra bashkatdhetarë, më nderuat shumë me mikpritjen e ngrohtë! Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.