970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria e Kosovës del me komunikatë pas takimit me Escobarin

Qeveria e Kosovës del me komunikatë pas takimit me Escobarin

Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin që kryeministri i Kosovës, kishte gjatë ditës së djeshme me zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Në komunikatën e Qeverisë bëhet e ditur se në takimin me Escobar, ku prezent ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier u diskutuan për zhvillimet në Kosovë në muajt e fundit.

Kurti dhe Escobar diskutuan për  rregulloren e Bankës Qendrore. Sipas Komunikatës, Kryeministri pati diskutim përmbajtjesor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional dhe ofroi bashkëpunim në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë”, thekson komunikata.

“Për shkak të ndikimit të rregullores në komunitetin serb të Kosovës, qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb. Në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë”, thekson komunikata.

Në takim, Kurti e falënderoi emisarin Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa tha se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke kujtuar takimin e fundit që kishin së bashku nga tetori i vitit të kaluar, kryeministri e falënderoi z. Escobar për vizitën dhe foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj.

Në takim potencohet po ashtu se u diskutuan për sulmin ndaj nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, për të cilin, Kurti tha se duhet dënuar.

“Sulmi është vazhdimësi e kërcënimeve të Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkohë që kryesit e këtij sulmi ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, emisari amerikan, të enjtën para gazetarëve tha se i kërkoi Kurtit që ta adresojë menjëherë çështjen e dinarit.

Escobar ka thënë se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Emisari amerikan e përsëriti edhe nga Prishtina se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë duke u sfiduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“SHBA-ja mbetet partnerja më e përkushtuar e Kosovës. Por duhet të pranoj se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash. Të jemi të sinqertë, këto sfida kanë të bëjë me mënyrën se si qeveria po trajton serbët e Kosovës tash. Është fatkeqe pse duhet të merremi me këtë. Por, dinari, vendimi i BQK-së ka krijuar vështirësi të njëmenda për disa qytetarë të Kosovës. Jemi shumë të shqetësuar”, ka thënë ai

Related posts