Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së saj, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë, vajza ishte nisur për në shkollë dhe se prej atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftim. /