970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Roth: Vendimi i sotëm shenjë shprese për Kosovën në Këshillin e Evropës

Roth: Vendimi i sotëm shenjë shprese për Kosovën në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit.

Ai këtë e ka vlerësuar lajm të mirë nga Kosova. “Përgëzime dhe falënderime për Kosovën për hapin e madh përpara për forcimin e sundimit të ligjit. Është një shenjë e madhe shprese për ambicien e Kosovës për t’iu bashkuar së shpejti Këshillit të Evropës. Është e merituar”, ka shkruar ai në platformën ‘X.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur sot se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

Vendimi u mirëprit menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pak minuta pasi Kurti njoftoi për vendimin, në një konferencë për media bashkë me presidenten Vjosa Osmani, emisari amerikan tha se ky hap që ndërmori sot Qeveria e Kosovës, ishte i domosdoshëm

Related posts