970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet

Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për nder të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Seanca ka nisur me intonimin e  himnit shtetëror dhe atij kombëtar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në seancën e saj ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet. Osmani ka thënë se Adem Jashari dhe familja e tij treguan sakrificë të pashoq duke mbrojtur Kosovës.

Osmani u zotua se Kosova do ta nderojë kujtimin e tyre duke ruajtur e kultivuar vlerat për të cilat ata kanë rënë.

“Sa herë vjen marsi kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë sonë  që lidhjet me përpjekjet tona për liri dhe shtet.  Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës sonë për liri.  Sërish vjen marsi nuk është vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri e pavarësi që identifikohet me kryekomandantin e luftës sonë për liri e pavarësi, Adem Jasharin, familjen e tij dhe tërë UÇK-në. Më 5, 6 dhe 7 mars, Shaban Jashari, Ademi, Hamza dhe të gjithë familjarët e tij treguan heroizëm e sakrificë të pashoq duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre, që simbolizonte vet Kosovën. Ai dhe gjithë familja e tij refuzuan të përkulen ndaj luftuan për dinjitetin dhe lirinë e tërë Kosovës.

Heronjtë janë udhërrëfyes të ndërtimit të shtetit tonë, prandaj do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur e kulitivuar vlerat për të cilat ata luftuan dhe ranë. Rruga jonë ka qenë përplot sfida, por ne kemi dalë fitimtarë. Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet. Sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë guximi dhe sakrifica e të cilëve ka formësuar fatin e shtetit tonë.”, tha Osmani në seancën solemne të Kuvendit.

Related posts