970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Glauk Konjufca e quan befasi që u lirua tërësisht nga të gjitha akuzat, priste se do të dënohej me kusht ose gjobë

Glauk Konjufca e quan befasi që u lirua tërësisht nga të gjitha akuzat, priste se do të dënohej me kusht ose gjobë

Më 26 shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, nga akuza për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë më 18 gusht 2016.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka quajtur befasues këtë vendim të gjykatës.

Ai të premten ka thënë se ka pritur që të dënohej me kusht ose me gjobë.

“Ky është një proces që është zvarritur se tepërmi. Nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kushte e me gjoba. Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndrru standardet dhe p-astaj as unë vetë nuk e kam ditë çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 2017 dhe përmbante edhe akuzën për veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, mirëpo ndjekja për këtë vepër penale është parashkruar vitin e kaluar.

Në mbledhjen e vitit 2016 ku u hodh gaz lotsjellës në rend dite ishte futja në agjendë legjislative e Marrëveshjes për Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Në paraqitjen e mbrojtjes, Konjufca është mbrojtur në heshtje.

Vendimin për lirim nga akuza ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, e ka mirëpritur avokatja e tij, Arbnora Zeqiri.

Ajo në një deklarim për media, tha se vendimi është i drejtë dhe se u vërtetuan se Konjufca nuk e ka kryer veprën për të cilën ngarkohej.

Zeqiri tha se përgjithësia për këtë rast bie mbi Prokurorinë dhe Gjykatën, ndërsa procedurat e tejzgjatura, nuk janë në interes të askujt.

“Gjykata Themelore në Prishtinë sapo shpalli aktgjykimin lirues ndaj mbrojtësit tim, Glauk Konjufca, lidhur me aktakuzat për përdorimin e armeve apo mjeteve të rrezikshme. Konsiderojmë që ky vendim ka qenë i pritur edhe nga ana e mbrojtjes edhe me bindjen tone ka qenë i pafajshëm lidhur me akuzat e përdorimit të armeve apo mjetit të rrezikshëm. E konsiderojmë si vendim të drejt dhe në përputhje me gjendjen faktike të cilës i mungojnë provat dhe argumentet me të cilat do të vërtetohej e kundërta”, tha ajo.

“Lidhur me ketë vendim përgjithësia është e prokurorisë dhe po ashtu e gjykatës dhe normalisht nuk është në interesin më të mirë të asnjë personi procedurat e tejzgjatura me vite lidhur me një aktakuzë, andaj konsiderojmë që vendimi i sotëm e dha drejtësinë për të cilën është shpallur i pafajshëm dhe është një garanci që drejtësia që është bërë”, tha shtoi ajo.

Related posts