970×90
970×90
970×90
970×90

Tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, ky është reagimi i familjarëve

Tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, ky është reagimi i familjarëve

Sot janë bërë tre muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë, shkruan Gazeta Projekti.

Vëllai i saj, Leonardi shpreson që drejtësia nuk do të vonojë, pasi siç thotë ai dhimbja e tyre vetëm sa po shtohet.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se po ndjekin edhe gjykimet e vrasjeve të vajzave tjera që janë bërë, e që po shkojnë në rigjykim dhe siç thotë ai dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht”, ka shkruar Leonardi në Facebook.

“Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut. Me respekt, Familja Adema”, shkruan ai tutje në postimin e bërë.

Dy ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net bëri të ditur se tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 27.02.2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024”, tha Gashi për Reporteri.net

30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

Ndërsa, i arrestuari tjetër në këtë rast, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”

Related posts