970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani: Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës, Kosova do t’i qëndrojë afër

Osmani: Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës, Kosova do t’i qëndrojë afër

Sot në Tiranë u mbajt Samiti për Ukrainën, që solli për herë të parë në Tiranë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në samitin “Ukraina-Evropa Juglindore”, përveq Zelenskyt, morën pjesë edhe liderë të tjerë të shteteve të rajonit. Mes tyre ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën Facebook, Osmani më vonë theksoi se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.

“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sot në Tiranë në takim me Kryeministrin Rama! Diskutime e koordinim në të mirë të Kosovës e të Shqipërisë”, shkroi Osmani në Facebook.

Samiti për Ukrainën i bashkoi liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atë të Moldavisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku u pritën nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para Pallatit të Kongreseve. Pas samitit, Rama dhe Zelensky paralajmëruan për rrezikun se Rusia mund të tentojë të destabilizojë edhe vende të tjera, si ato të Ballkanit Perëndimor.

Në Samit, presidentja Osmani foli për hapat konkret që Kosova po merr në mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Jemi këtu për të dhënë mbështetjen për Ukrainën. Në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po i merr në këtë drejtim. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Jemi me Ukrainën se vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit”, tha Osmani gjatë ditës.

“Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, Osmani tregon nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Zelensky

Vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe paralajmërime për rrezik në Ballkanin Perëndimor nga Rusia, ishin mesazhet kryesore që u përcollën pas Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që u mbajt më 28 shkurt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën”, tha Zelenksy gjatë një konference të përbashkët për media me Ramën.

“Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, shtoi ai

Related posts