Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë të jenë së bashku në mobilizimin e të gjitha kapaciteteve e përforcimit të lidhjeve që mos të lënë të ardhmen, peng të dëshirave të shprenuara të Rusis, shkruan Gazeta Projekti.
Kryeministri shqiptar në fjalën e tij hyrëse tha se nuk duhet lënë Rusinë të fitoj, e Ukraina të humbas pasi një rezultat i tillë do të ishte i papërballueshem.
Tutje kryeministri Rama tha me fitoren e Rusisë, e ardhmja evropiane do të ishte e errët.
Sipas tij, Shqipëria ka bërë çfarë ka mundur në mbështetje të Ukrainës dhe do vazhdoj ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk mund ta lëmë të ardhmen tonë peng të dëshirave të shfrenuara. Duhet të vazhdojmë të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor të qëndrojmë së bashku të mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe burimet tona, të perforcojmë lidhjet tona. Ajo çka na bën bashkë, institucionet organicatat tona që forcon demokracitë tonë, të bëjmë gjithçka që mos ta lëmë agresionin të shpërblehet. Të rezistojmë në mënyrë të përbashkët. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitoj, e Ukrainën të humbas. I tillë rezultat do të ishte i papërballueshëm. Do të ishte e ardhme shumë e errët, e dhimbshme për ta parafytyruar. Kjo luftë është edhe për lirinë e dinjitetin tonë. Shqipëria ka bërë atë çka mundet e do vazhdoj ta bëjë një gjë të tillë. Për shumë ato kombe të vogëla si ne, që nuk duan të kthehen në ushqim për oreksin imperialist të Rusisë, kemi nevojë për solidaritet të palëkundër me Ukrainën”, tha Rama.