970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kosova u thotë “Jo” negociatave politike për dinarin serb – Serbia e çon Petkoviçin te Lajçaku në Bruksel

Kosova u thotë “Jo” negociatave politike për dinarin serb – Serbia e çon Petkoviçin te Lajçaku në Bruksel

Një raund i ri i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë është paraparë për të martën e 27 shkurtit, por ftesës së Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, nuk i është përgjigjur në mënyrë pozitive – jo deri tani – pala kosovare, ndërsa Serbia caktoi përfaqësuesin që do të shkojë në takimin e radhës në Bruksel të Belgjikës.

Dy ditë para takimit të paraparë në kryeqendren evropiane që pritet t’i kushtohet ekskluzivisht rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi operacionet me para ta gatshme në vend, ku përfshihet edhe ndalimi i përdorimit të dinarit serb për transaksione në Kosovë, mediat serbe raportuan se kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, do shkojë në Bruksel.

“Delegacioni nga Beogradi, nën udhëheqjen e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel”, njoftoi të dielën agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” duke u thirrur në burime brenda delegacionit të palës serbe në dialog.

BE-ja ftoi Kosovën dhe Serbinë për të negociuar mbi dinarin në një takim që supozohet të zhvillohet të martën në një-vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit. Ftesa u bë pas takimeve që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, zhvilloi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, javën e kaluar në Mynih të Gjermanisë.

Megjithatë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherë shef i ekipit negociator të palës kosovare, deklaroi të mërkurën se refuzoi ftesën e BE-së për të negoicuar për çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë dhe për më tepër, akuzoi diplomatin sllovak për shkelje të parimeve, posaçërisht sa i përket caktimit të një takimi pa pajtim me Qeverinë e Kosovës.

“Por, ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike. Kështu që do të shohim se kush do të shkojë që të bisedojë për dinarin, por nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi në një konferencë për media në Prishtinë.

Akoma nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në diskutimet për dinarin. Ekzekutivi vazhdimisht fshihet nën justifikimin se BQK-ja është institucion i pavarur. Madje, kryeministri kosovar, Albin Kurti, deklaroi se “nuk e kam pasur idenë” që BQK-ja do ta ndalonte dinarin – një deklaratë që sugjeron se në diskutimet e radhës do të marrë pjesë ndonjë zyrtar i BQK-së.

E refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në takimin e thirrur në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për dinarin shaktoi reagimin e bllokut evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për shtyp, theksoi se sjellja e zëvendëskryeministrit kosovar ndaj zyrtarëve evropianë është e papranueshme, ndërsa denoncoi “vendimin e pakoordinuar” të Kosovës.

“Ne shpresojmë se Bislimi do t’i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazuar, t’i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme […] Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm nuk specifikon se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo u është lënë palëve të vendosin”, deklaroi zëdhënësi i BE-së javën e kaluar.

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe bashkësisë së organizuar ndërkombëtare janë në gradën e fundit, kritikat publike ndaj BE-së nga majat e pushtetit, nëpërmjet konsistencës kundërshtuese në diskurs dhe veprime, nuk janë pritur mirë as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), zyrtarë të së cilës paralajmëruan pasoja për marrëdhëniet bilaterale.

Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë të fundit, derisa komentoi degjenerimin e bashkëveprimit diplomatik të Qeverisë së Kosovës, deklaroi se “vendimet e pakoordinuara” të ekzekutivit kosovar cenuan seriozisht cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkrahjen e SHBA-së për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Nuk dua të flas se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun, proces për të cilin SHBA-ja është e përkushtuar plotësisht”.

Më 1 shkurt, hyri në fuqi rregullorja e re e BQK-sё, nëpërmjet së cilës synohet të ndalohet qarkullimi i dinarit serb nё territorin kosovar, duke specifikuar se valuta e vetme ligjore që lejohet për transaksione është euro. Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari nën sistemin paralel të financuar nga Serbia.

BQK-ja njoftoi se rregullorja e re do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, që do të zgjasë jo më shumë se tre muaj. Ndërkaq, nga ekzekutivi kosovar potencuan se së shpejti do të hartojnë një listë prej dhjetë masash sa u përket mënyrave se si qytetarët e komunitetit serb që përbën shumicën në pjesën veriore të mos dëmtohen gjatë fazës kalimtare të zbatimit të vendimit.

Përderisa terreni i kërkimit të madh për “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë, mbetet për t’u parë nëse lista e skenarëve të dhunës që mund të rezultojnë për shkak çështjes së dinarit dhe tensioneve ekzistuese ose nënprodukteve të “pasioneve maniçeane” do të zgjerohet apo do të arrihet një kompromis në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhëniev

Related posts