Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Në letrën e urimit dërguar Presidentes Osmani, Presidenti Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian.
Derisa në këtë letër bëhet thirrje madje edhe me kufizime kohore që të respekte marrëveshje e Ohrit, duke përfshirë edhe themelimin e asociacionit.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshje Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe{, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Kjo është letra e plotë
Gjatë ditës edhe Presidenti amerikan, Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, inkurajoi udhëheqjen në Kosovë që të përmbushë të gjitha obligimet nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë.
“Së bashku me shtetet e tjera në rajon dhe mbarë botën, SHBA-ja inkurajon udhëheqjen e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet, përfshirë edhe të gjitha marrëveshjet e arritura përmes këtij procesi”, tha Biden në urimin dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Udhëheqësi amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm “të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues”.
“Ne po ashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, tha Biden.
Ditë më parë, Biden inkurajoi Serbinë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Këtë mesazh, lideri amerikan e përçoi përmes një urimi që i dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në ditën e shtetësisë së Serbisë.