Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mori pjesë në një takim me të rinj në ambientes e Piramidës.gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Blinken në fjalën hyrëse shprehu falenderimet për mikpritjen e ngrohtë në Shqipëri dhe vlerësoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Rama për bashkëpunumin e trguar gjatë këtyre 4-viteve.
“Mirëdita dhe ju falenderoj për një mikpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndiej ambientin e ngrohtë jashtë, por e ndiej të ngrohtë dhe ambientin në këtë dhomë dhe dhomat e tjera ku isha.
Falenderoj zotin Davi Wisner që po udhëheq ambasadën tonë në Shqipëri dhe sidomos zotin kryeministër. Tirana është një qytet që ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëhequr i shquar, por gjatë këtyre 4 viteve që kemi punuar së bashku kemi kaluar vështirësitë së bashku”, tha Blinken.
Blinken vlerësoi kontributin e Shqipërisë në pritjen e afganëve, si dhe bashkëpunimin e treguar mes dy vendeve.
Ai u ndal dhe te rikonstrusioni i Piramidës, për të cilën tha se nga një simbol i diktatorit Enver Hoxha, është kthyer në një ambient energjik për të rinjtë, simbol i të ardhmes.
“Kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundit i Luftës së Ftohtë, ndërtimi përfundoi 35 vite më parë dhe iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e internimit. Por sot ky vend është i mbushur me energji, me kafene, me salla inkubatore teknike dhe është një simbol i gjallë i të ardhmes dhe i tanishmes”, tha Blinken.
Gjithashtu ai u ndal dhe te suksesi i shqiptarëve në botë duke përmendur Dua Lipën dhe Mira Muratin.
“Vitin e kaluar një numër rekord turistësh nvizituan Shqipërinë, ekipi i juaj u kualifikua për në kampionatin evropian për herë të dytë në histori.
Ju po shikoni dhe lidhjet e fuqishme mes dy vendeve tona. Amerikanë të rinj, por jo dhe shumë të rinj po kërcejnë me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open IA është shqiptare, në New York një nga restorantet më të mirë është shqiptarë, këto nuk janë rastësi, por janë shenja që tregojnë se kapërcimin e Shqipërisë në botën e re”, tha ai.