Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me Komunat përfituese të Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përcjell Reporteri.net.
Kumtesa për media njofton se pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Zvicrës, Jurg Sprecher, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.
Ceremonia e Grantit të Performancës është përmbyllje e një procesi i cili përfshin raportim, kontroll dhe vlerësim, gjithmonë objektiv, transparent dhe të paanshëm. Që nga viti 2021 e deri në vitin 2023, janë financuar 143 projekte, me një mbështetje prej 20 milionë euro. Këtë vit, janë ndarë edhe 8.3 milionë euro shtesë për projekte të tjera, për 11 komuna përfituese. Për më tepër, tashmë ky grant bazohet në ligjin përkatës të miratuar në kuvend.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se “pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi, një administratë publike e depolitizuar.”
Ai shtoi se “Në qoftë se duam të avancojmë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, do të jetë shumë me rëndësi që të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike. Të vendosur në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve.”
Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit në nivel qendror, në mënyrë direkte, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyr