Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka qëndruar në Malishevë dhe në Klinë pasditen e sotme.
Më pas, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ka zhvilluar takime me strukturat udhëheqëse.
“Sërish në Malishevë, sërish në Klinë. Sonte, dy takime tjera pune me strukturat udhëheqëse këtu. Përplot entuziazëm, unitet e përkushtim. Koha jonë po vjen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.