
Këngëtarja Yllka Kuqi e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
‘Je dashnia’ mban titullin kënga e cila do të publikohet me videoklip nën koreografinë e Jeton Vorfit, shkruan lajmi.net
Këtë e bëri të ditur vetë Yllka nëpërmjet disa fotografive të shkëputura nga klipi pranë të cilave ka treguar se kënga e re do të publikohet nesër (e mërkurë) në ora 18:00.
Ndryshe Yllka njihet për stilin e saj të veshjes dhe elegancën që tregon andaj edhe në videoklipin e punuar nga Max Production shihet e tillë.
Shpesh është kritikuar për zbulimin e tepruar të gjoksit por në disa intervista ajo pati thënë se mediat po i egzagjërojnë gjërat dhe se veshja e tillë është në trend.