970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Apeli lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën

Apeli lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (GJKKO) të enjten ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë.

Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë që do të thotë se ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se do të depozitojnë ankësë edhe në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar masën e sigurisë.

Sali Berisha është në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë kundër tij u mor pasi nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”, duke refuzuar të shkojë të merret në pyetje në SPAK.

Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”. Për të njëjtën çështje është në “arrest shtëpie” edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërsa ndërtuesit Fatmir Bekteshi i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Related posts