970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ish-këshilltari i Kurtit bëhet zv/guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Ish-këshilltari i Kurtit bëhet zv/guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Banka Qendrore e Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar për kompletimin e e Bordit Ekzekutiv.

Megjithatë, ashtu sikur është kompletuar bordi, po del se është kompletuar edhe kapja e këtij institucioni nga pushteti.

Pas Bashkim Nurbojës që ishte kandidat për deputet e për kryetar të Pejës nga VV-ja, dhe pas Nexhat Kryeziut gjithashtu kandidat për deputet, një tjetër i afërt me pushtetin është dërguar në BQK.

Fjala është për Milot Cakajn. BQK-ja ka njoftuar se Cakaj është emëruar zv/guvernator në këtë institucion, raporton Nacionale.

“Përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit. Zëvendësguvernatorët e emëruar znj. Nesrin Shileku – Shala dhe z. Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme. Të tre zëvendësguvernatorët së bashku me Guvernatorin përbëjnë Bordin Ekzekutiv, vendimet e të cilit janë kolegjiale”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

E kapja haptasi është konfirmuar sepse Cakaj në mandatin e parë të Qeverisë Kurti kishte qenë këshilltar i kryeministrit. Për këtë, ishte njoftuar edhe zyrtarisht.

“Milot Cakaj u lind më 01.09.1974. Në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit, vjen nga banka Raiffeisen në Kosovë, ku ishte specialist i modelimit të portfoliove kreditore, me rreth 7 vjet përvojë pune. Paraprakisht ka qenë mbi 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka të përfunduar kolegjin UBT, si inxhinier i shkencave kompjuterike, ku disa vite ka qenë i angazhuar si asistent. Në kohën e studimeve ka qenë anëtar i Këshillit Organizativ të protestës studentore të 1 tetorit 1997 dhe më pas edhe pjesë e kabinetit të Përfaqësuesit Politik, z. Adem Demaçi pranë Zyrës Politike të UÇK-së”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit në vitin 2020.

Nacionale kishte raportuar në vazhdimësi për kapjen publike që pushteti ia bëri Bankës Qendrore të Kosovës.

Fillimisht në Bord u dërguan dy anëtarë të Vetëvendosjes si Bashkim Nurboja e Nexhat Kryeziu, e gjithashtu edhe Nora Latifi-Jashari që ishte dikur drejtoreshë në Institutin GAP.

Pas skadimit të mandatit të Fehmi Mehmetit, guvernator në BQK u emërua nga Kuvendi, Ahmet Ismaili. Madje, kontradikta ishte sepse në konkursin e parë që ishte shpallur, Kuvendi kishte vlerësuar se Ismaili nuk i plotëson kushtet, e në konkursin e dytë ai u zgjodh guvernator.

I gjithë procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës ishte përcjellur me shumë dyshime. Fillimisht, komisioni përzgjedhës në konkursin e parë kishte pasur disa dallime me vlerësimin e britanikëve. Më pas, edhe pse kandidatët Shkëndije Himaj e Fehmi Mehmeti kishin vlerësim identik, emri i Mehmetit nuk u dërgua në Kuvend, duke pasur shkelje të barazisë para ligjit.

Pasi konkursi i parë u anulua, nga monitorimi i gjithë këtij procesi u tërhoqën edhe britanikët

E emërimi i Milot Cakajt, duket vetëm hapi i fundit drejt kapjes së Bankës Qendrore të Kosovës.

Menjëherë kanë filluar shumë reagime pas këtij emërimi.

Related posts