970×90
970×90

E pranon Kusari-Lila: Fakt evident se ka dyshime për faturim jo të saktë të energjisë elektrike

E pranon Kusari-Lila: Fakt evident se ka dyshime për faturim jo të saktë të energjisë elektrike

 

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike, tha se është evidente se ka faturim jo të saktë të energjisë elektrike.

“Se ka dyshim për faturim jo të saktë, është fakt evident për të cilin qytetarët duhet t’i drejtohen KESCO dhe ZRREE”.

“Përderisa ne si ligjvënës kemi mundësinë të ftojmë ZRrE për të raportuar mbi procesin e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve dhe masat e ndërmarra ndaj furnitorit KESCO, gjithashtu duhet të jemi pjesëmarrës aktiv në shqyrtimin e rregullt tarifor”.

“Për informatën tuaj furnitori i shërbimit universal deri më 22 janar të dhënat me koston aktuale ndërsa më së largu me 5 shkurt ZRrE duhet të njoftoj lidhur me vlerësimin e tyre për propozimet e marra”, tha shefja e deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme për energjinë.

Related posts